
Seanca ka nisur me debat nga ana e deputetëve të opozitës, një pjesë e të cilëve e ka marrë fjalën për procedurë. Pikërisht kjo fjalë procedura është bërë arsyeja që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, t’i paralajmërojë se nëse nuk i përmbahen asaj do t’i ndërpresë fjalën.
“Sot nuk ka votim, nuk ka rend dite tjetër dhe nuk e di çfarë mund të jetë. Mos t’i ngelë hatri askujt nëse i ndërpres fjalën kur nuk është për procedurë”, tha Peleshi.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në fjalën e tij teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën se po ushtrojnë presion ndaj drejtësisë.
“Kryeministri, i cili ka vartësen të pandehur nga SPAK po sulmon përditë drejtësinë, SPAK, prokurorët. Prokurorët vetë kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar. Kanë zbuluar edhe atentate.
Kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese.
Mesa duket SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në zoti kryetar sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi. PS i dha këtij vendi disa qeveri të korruptuara”, tha Shehaj./dritare.net