
Ndryshime te Rithemelimit. Ja roli që do t'i besohet Ervin Salianjit!
Dritare.net

Ditën e nesërme, më 5 mars, do të votohen ndryshimet e reja në statutin e Rithemelimit, ku pritet që të ketë edhe anëtarësime. Mësohet se dy emrat e rij që do t’i bashkohen Rithemelimit, janë deputetët: Jorida Tabaku dhe Ervin Salianji, ku ky i fundit do të ketë rolin e nënkryetarit.
Ndërsa Gazment Bardhi do të jetë kryetar i Grupit Parlamentar.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit sipas ndryshimeve të reja statutore që pritet te miratohen të martën:
Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar
Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar
Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit
Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)
Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)
Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)
Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)
Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)
Jorida Tabaku – (Kryetare, Komisioni për Çështjet Evropiane)./M.K-dritare.net

















