Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë një tjetër pacient nga koronavirusi, te Sanatoriumi

Ndërron jetë një tjetër pacient nga koronavirusi, te

Një tjetër pacient i prekur nga koronavirusi, ka ndërruar jetë në Tiranë, te siptali “Shefqet Ndroqi”.

Gjendja e 60-vjeçarit ishte rënduar ndjeshëm ditët e fundit dhe mësohet se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet). Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura. Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./E.B-dritare.net