Ndalohet për armëmbajtje Erik Fullani. Çfarë zbuloi policia!
E Hënë 20 Shkurt 2023, 16:04
Dritare.net

Erik Fullanin, djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, mësohet të jetë ndaluar për në komisariat nga Policia e Tiranës, në zonën e ish Bllokut.
Sipas njoftimit të policisë, Fullani u ndalua nga policia për xhamat e errësuara të makinës së tij. Gjatë kontrollit të bërë në automjetin e tij, policia gjeti edhe një armë zjarri.
Pas shoqërimit në komisariatin nr.2 dhe verifikimeve të bëra, rezultoi se arma e gjetur në makinën e Erik Fullanit ishte me leje pasi ky i fundit punon si truprojë (bodyguard) në një firmë private. Në vijim të veprimeve arma u dorëzua tek drejtuesi teknik i firmës./L.F-dritare.net