Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkoi për vizitë tek xhaxhai, ekzekutohet me armë 35-vjeçari në Vlorë!

Shkoi për vizitë tek xhaxhai, ekzekutohet me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, Bashkia Selenicë, ku një person rreth 35-vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me mbiemër Alliaj, i cili ndodhej në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij kur u qëllua.

Identiteti i autorit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

Banorët e zonës bëjnë me dije se i ndjeri ishte banor i fshatit Levan, në Fier./dritare.net