Maldivet bëhen vendi i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit për ata që kanë lindur pas vitit 2007
Dritare.net

Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që ka vendosur masën për ndalimin e pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas 1 janarit 2007. Vendimi, i njoftuar nga presidenti Mohamed Muizu, hyri në fuqi më 1 nëntor dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, synon të mbrojë shëndetin publik.
“Ata të lindur më 1 janar 2007 ose më pas, u ndalohet blerja, përdorimi ose posedimi i produkteve të duhanit në Maldive”, thuhet në njoftimin zyrtar. Ndalimi vlen për të gjitha format e duhanit, ndërsa dyqanet janë të detyruara të kontrollojnë moshën e blerësve para çdo shitjeje.
Masa ka të bëjë jo vetëm me banorët, por edhe me vizitorët, në ishull, i njohur në të gjithë botën për turizmin e tij luksoz. Në të njëjtën kohë, qeveria e Maldiveve kanë ndaluar importin, shitjen, posedimin dhe përdorimin e cigareve elektronike, pavarësisht nga mosha.
Shitja e produkteve të duhanit te të miturit mbart një gjobë rreth 3,200 dollarë, ndërsa përdorimi i pajisjeve të avullimit mbart një gjobë rreth 320 dollarë.
Një legjislacion i ngjashëm është duke u shqyrtuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Zelanda e Re, vendi i parë që prezantoi një ndalim të tillë e shfuqizoi ligjin në nëntor 2023, më pak se një vit pasi u zbatua./dritare.net