Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ceremonia e nesërme në nderim të Fatos Nanos, ja programi shtetëror!

Ceremonia e nesërme në nderim të Fatos Nanos, ja programi

Qeveria shqiptare ka shpallur 2 nëntorin ditë zie, në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe homazhet Kombëtare në Pallatin e Kongreseve.

Programi i ceremonisë:

08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare. Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.

Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.