Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama fjalim për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur ata që të kallën në burg dhe deshën të të vrisnin

Rama fjalim për Fatos Nanon: Sa të paskan dashur ata që të

Kryeministri Rama tregon sesa të vështirë e ka pasur për të shkruar këtë lamtumirë për paraardhësin e tij Fatos Nanon.

“Kur me telefonoi doktor Solis, mendova në atë çast gruan tënde, Xhoin që do të vazhdonte të të rrinte të koka dhe për kushedi sa vite si roje besnike e gjumit tënd pa mbarim. Fare nuk të mendova ty, të shtrirë në një arkëmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove duke ia marrë sa mund orët e natës e dua ia pirë gotat e fatit me fund ashtu siç vinin.

Erdhi kjo ditë zie dhe me ra puna e vështirë e lamtumirës që kryetari i jep një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë. Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark duke u përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire, mu ndërmend ajo historia jote e vdekjen e Mo Ce Dunit. Dhe mu duk vetja si drejtori i metalurgjikut që duhet t’i thoshte diçka kinezëve në sheshin e Kombinatit.

I hutuar nga situata, drejtoi kërkoi në Komitetin Qendror se cduhet të bënë me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh që të ishte në lartësinë e ngjarjes. Përgjigja po vononte, dhe drejtori i ra telefonit përsëri për orientim. Përgjigja që mori ishte carmatosëse, orientim nuk ka, bëni sic keni bërë herët e tjera.

Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi, u rrit u adhuruan u anatemua e bëri histori, është rast i veçantë.

Me Nanon ndamë bukë. Marrëdhënia jonë nisi mes ekstremesh, deri tek birësimi im te familja socialiste deri tek vrasja e babit për marrjen e spektrit të tij, nuk ka vend këtu. Ka vend vetëm oër një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij., duke më dhënë vend në odën e familjes tonë”, tha Rama./dritare.net