Na ndiqni edhe në

Bota

Hasmëria mes dy fiseve në Kretë, dy të vrarë dhe disa të plagosur!

Hasmëria mes dy fiseve në Kretë, dy të vrarë dhe disa

Në fshatin Vorizia, në Heraklion, duket se ka shpërthyer lufta, pasi një përplasje e dhunshme midis dy familjeve ka përfunduar tragjikisht me dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Sipas mediave vendase, tensionet mes dy familjeve kanë qenë të pranishme prej një viti dhe së fundmi ishte bërë një përpjekje për t’i zbutur ato përmes një pagëzimi që do të mbahej soy pasdite në një fshat pranë Vorizias.

Njëra prej familjeve i kishte propozuar tjetrës që një prej anëtarëve të bëhej kumbar në këtë pagëzim, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet. Por duket se ky rregullim nuk dha rezultat. Sipas raportimeve, personi që mori ftesën për pagëzim u përgjigj me fjalët: “Merre dhuratën, nuk e di nëse do të jem gjallë.”

Policia ka vendosur forca të shumta sigurie në të dy spitalet, për të shmangur ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Sipas mediave greke, në vendngjarje janë gjetur rreth 2 mijë plumba, që kanë përshkuar gjithçka përpara, duke lënë pas dy të vdekur dhe disa katër të plagosur, mes tyre edhe autorët e ngjarjes.

Burimet nga policia thonë se njëri prej autorëve është vrarë, ndërsa dy persona nga familja rivale ndodhen në spital në gjendje të rëndë dhe pritet të arrestohen sapo gjendja e tyre shëndetësore ta lejojë.

Megjithatë, raportime të tjera jozyrtare flasin për deri në 14 të plagosur, 6 prej të cilëve nuk kanë lidhje me konfliktin e armatosur./dritare.net