Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas një beteje një mujore me Covid. Ndahet nga jeta Kurt Kola!

Pas një beteje një mujore me Covid. Ndahet nga jeta Kurt Kola!

Kurt Kola ish- i përndjekur politik, në kohën e komunizmit ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, si pasojë e një komplikacioni të rëndë në mushkëri, pasi rreth një muaj më pare Kola kishte mposhtur kovidin. Kurt Kola, vuajti 45 vite në kampet e internimit dhe burgjet e komunizmit dhe ishte vetëm 8 vjeç kur nisi kalvarin e gjatë nëpër kampet e internimit dhe në burgje. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidherim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta sot ne orët e para të mëngjesit të babait tonë të dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje për rreth 1 muaji me Covid, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kundër të gjithë gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bënte dialize, aorten e kishte të zmadhuar, pësoi trompoze në kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pësoi 1 komplikacion të rëndë në mushkëri, që rezultoi goditje fatale” shkruhet në postimin e të birit Bilal Kolës./Xh.Xh/dritare.net