Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, zonja që na mësoi të gatuajmë

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, zonja që na mësoi të

Është ndarë nga jeta Evgjeni Harizi, gruaja me kontributin më të madh në kulinarinë shqiptare, ajo që na mësoi si të gatuajmë.

Evgjeni Harizi, ka mindut në Pojan të Fierit më 1939-n, i kreu studimet e larta pjesërisht në Rusi dhe më pas ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Më pas, u emërua në Ndërmarrjen e Ushqimit Social ku punoi si teknologe dhe njëkohësisht ushtroi edhe profesionin e pedagoges në Shkollën e Ushqimit.

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, zonja që na mësoi të

Harizi botoi disa libra me gatime, si “Si të gatuajmë”, “Pastiçeria në familje”, “1000 receta gatimi”, “Gatime me perime dhe gjellë tradicionale shqiptare” etj.

Ndahet nga jeta Evgjeni Harizi, zonja që na mësoi të

Lajmin e ndarjes nga jeta e ka dhenë Luga e Argjendë e cila përmes një postimi shkruan:

Për të gjithë ju që gatuani këto ditë vetizolimi total, për të gjitha nënat dhe gjyshet tona që na mësuan si të mbanim në dorë pirunin për të rrahur vezët apo petësin për të holluar brumin për byrek, por edhe për të gjithë kuzhinierët, ndihmësat dhe shefat e gastronomisë shqiptare dhe gjithë popullin tonë, kam një lajm të hidhur: dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit gjigandes, nënës së kulinarisë shqiptare zonjës Efgjeni Harizi në Rochester të New York-ut. Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e pashërueshme! Nuk ka familje shqiptare të mos ketë patur librin e saj! I paharruar kujtimi dhe vepra e Efgjeni Harrizit./I.M-Dritare.net