Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti për sot!

Moti për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë në krahasim me ditët e fundit. Vlerat minimale pritet të regjistrohen në Dibër, Korçë dhe Gjirokastër, duke zbritur deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius në Berat dhe Elbasan.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në dete parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë.