Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti i keq/ Ja si është situata në vend deri më tani!

Moti i keq/ Ja si është situata në vend deri më tani!

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në të gjithë vendin që prej orëve të para të mëngjesit, njofton Agjencia për Media dhe Informim (MIA).

Grupet e punës të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Energjisë ndodhen aktualisht në terren për të zgjidhur çdo problematikë dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Situata po monitorohet në të gjitha aksin rrugore, ndërkohë që autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përfshira nga reshjet.

Për të mësuar për situatën në vend lexoni përshkrimet në fotot në galerinë më poshtë!/K.C/dritare.net