Pirro Vengu mobilizon forcat e emergjencave: 23 forca dhe 8 mjete në terren për përmbytjet e Durrësit
E Martë 6 Janar 2026, 17:05
Dritare.net

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se 23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile janë angazhuar në Durrës për përballimin e përmbytjeve. Në operacion janë përdorur 7 motopompa, prej të cilave 4 me kapacitet të lartë, për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës në terren.
Operacionet po zhvillohen në Shkozet, autostradën Durrës–Tiranë dhe rrugën e Burgut, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në qarkullim dhe në zonat përreth. Ministri bëri thirrje për kujdes nga qytetarët dhe garantoi se forcat do të qëndrojnë në terren deri në normalizimin e situatës.
Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile vazhdon të monitorojë situatën dhe është e gatshme për çdo ndërhyrje të mëtejshme./K.C/dritare.net