Shembet dheu/ Mbyllet qarkullimi në aksin Qafë Plloçë–Qukës
E Mërkurë 7 Janar 2026, 20:08
Dritare.net

Qarkullimi në segmentin e rrugës Qafë Plloçë – Qukës është mbyllur përkohësisht për shkak të grumbullimit të dherave dhe materialeve inerte, që paraqesin rrezik për mjetet.
Policia e qarkullimit rrugor e Korçës dhe ajo e Elbasanit po orientojnë automjetet drejt rrugës së vjetër, duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe Qukësit për të mos lejuar qarkullimin në aksin e ri.
Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht të gjitha dherat dhe materialet inerte, duke siguruar që rruga të jetë e sigurt për qarkullimin e automjeteve./K.C/dritare.net