Na ndiqni edhe në

Opinione

Horoskopi nga Branco, 7 janar!

Horoskopi nga Branco, 7 janar!

DASHI: Jeni në një javë dinamike dhe plot stimuj, në të cilën keni rifituar energjinë dhe dëshirën për t’u rikthyer fuqishëm pas festave. Në punë dhe në projektet personale hapet një fazë e re, por është e rëndësishme të mos i bëni gjërat me detyrim. Në dashuri pasioni rikthehet në plan të parë, por bëni kujdes nga reagimet shumë impulsive.

DEMI: Yjet ju ftojnë të forconi atë që keni nisur muajt e fundit, sidomos në planin praktik dhe ekonomik. Në dashuri kërkoni stabilitet dhe siguri; dialogët e sinqertë ndihmojnë për ta bërë marrëdhënien më të fortë.

BINJAKËT: Po kaloni një periudhë interesante, por të lodhshme. Idetë nuk mungojnë, por rrezikoni të shpërndani energjitë nëse nuk bëni një përzgjedhje. Kjo periudhë kërkon përqendrim. Në dashuri nevojiten fjalë të qarta, sidomos nëse kohët e fundit ka pasur keqkuptime apo distanca.

GAFORRJA: Javë emocionalisht intensive, ku ndjeni nevojën për siguri dhe konfirmime, veçanërisht në marrëdhëniet afektive. Në punë është momenti për të riorganizuar prioritetet. Yjet ju ftojnë të mos mbylleni në vetvete dhe të kërkoni ndihmë kur e ndjeni të nevojshme.

LUANI: Po përballoni një javë në rritje, po riktheni entuziazmin dhe dëshirën për të dalë në pah. Në fushën e punës vijnë sinjale inkurajuese, ndaj vazhdoni në këtë drejtim. Në dashuri rritet dëshira për të ndërtuar diçka më të fortë.

VIRGJËRESHA: Periudhë e mirë për të vendosur rregull. Kjo javë ju favorizon për të marrë vendime të menduara. Në dashuri është e rëndësishme të mos jeni shumë kritikë; një qëndrim më fleksibël përmirëson harmoninë dhe forcon lidhjet.

PESHORJA: Duhet të gjeni sërish ekuilibrin. Disa situata do t’ju vënë në provë emocionalisht, por yjet favorizojnë dialogun dhe ndërmjetësimin. Nevojitet sinqeritet për të rregulluar marrëdhëniet dhe për të rikthyer qetësinë.

AKREPI: Jeni në një fazë transformimi dhe kjo javë ju shtyn të lini pas atë që nuk funksionon më. Në punë dalin në pah punë të rëndësishme, të cilat duhen menaxhuar me qetësi. Në dashuri shmangni qëndrimet ekstreme; duhet durim.

SHIGJETARI: Javë e gjallë që nxit ndarjen me të tjerët. Qëndroni larg gjithçkaje që rrezikon t’ju rëndojë apo t’ju nervozojë. Shmangni edhe mbingarkesën me angazhime; ky vit do të jetë shumë i ngarkuar, por duhet të mësoni të mos ndiheni fajtorë nëse ndonjë ditë mendoni vetëm për pushim.

BRICJAPI: Vazhdon faza e stabilizimit të jetës suaj. Pas një periudhe intensive dhe emocionalisht të lodhshme, yjet ju ftojnë të ngadalësoni dhe të reflektoni për hapat e ardhshëm. Në punë është më mirë të planifikoni me kujdes sesa të veproni me nxitim. Në dashuri nevojitet më emocion.

UJORI: Jeni në një periudhë kreative dhe stimuluese. Pjesa e dytë e javës favorizon ide të reja, kontakte dhe intuita. Në dashuri rritet dëshira për liri, por bëni kujdes të mos krijoni distanca të panevojshme. Moment i mirë për të eksperimentuar pa e tepruar.

PESHQIT: Po kaloni një javë të frymëzuar dhe me emocione; yjet e forcojnë intuitën dhe aftësinë tuaj për t’u përshtatur. Në dashuri dalin në pah emocione të thella, përjetojini plotësisht dhe me sinqeritet. Sinjale interesante vijnë nga projekte dhe aktivitete personale që i keni shumë për zemër./dritare.net