Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte veç 8 vjet

Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte veç 8

Është rivarrosur 8-vjeçari Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë kur ende s’i kishte mbushur 9 vjeç.

Në varrezat e lagjes Bregaj në Prekaz të Epërm të shtunën Sinan Dauti u rivarros, pasi eshtrat e tij u gjetën në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, 8-vjeçari më 12 prill 1999 u plagos rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve, ndërsa përgjatë vjetëve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte veç 8

Eshtrat që iu gjetën në varrezat e Suhodollit u identifikuan së fundmi. “Pas një procesi të gjatë kërkimi dhe përpjekjeve të pandërprera ndër vite, të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin Krimeve të Luftës-Sektorit për Persona të Zhdukur, si dhe me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mbetjet mortore të Sinan Dautit, janë gjetur në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është realizuar së fundmi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Komisionit.