Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump: Irani nuk mund të na “shantazhojë”

Trump: Irani nuk mund të na “shantazhojë”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë Iranin të “shantazhojë” Uashingtonin, në mes të tensioneve për Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur nga Zyra Ovale gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv, Trump tha se mes SHBA-së dhe Iranit po zhvillohen “bisedime shumë të mira”, por shtoi se Teherani po sillet “pak dinak, siç ka bërë për 47 vite”.

Ai paralajmëroi se Irani synon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kyçe për transportin global të naftës – por theksoi se SHBA nuk do ta lejojë këtë.

“Ne nuk do të lejojmë që ata të na shantazhojnë,” u shpreh Trump, duke shtuar se SHBA po mban një qëndrim të ashpër.

Presidenti amerikan bëri të ditur se më vonë gjatë ditës pritet të ketë informacione të reja lidhur me situatën, por nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për konfliktin.

Situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e paqartë dhe e tensionuar, ndërsa Irani deklaron se është “i vendosur” të kontrollojë plotësisht këtë rrugë strategjike detare deri në përfundimin e luftës.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit e cilësoi bllokadën detare të vazhdueshme nga SHBA si “shkelje të armëpushimit”, duke paralajmëruar masa të mëtejshme nëse presioni vazhdon.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, u rihap përkohësisht nga Irani të premten, por më pas u mbyll sërish, duke shtuar pasigurinë për tregjet dhe sigurinë ndërkombëtare.