Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia ndalon 4 persona në protestë. Çfarë u gjeti në çantë!

Policia ndalon 4 persona në protestë. Çfarë u gjeti

Katër persona janë ndaluar nga Policia gjatë protestës së Partisë Demokratike, pasi ata mbanin me vete një çantë ku dyshohet se kishte molotovë.

Ndërkohë, efektivët e Policisë janë shpërndarë në zonën përreth për të mbledhur mjetet e pashpërthyera të mbetura pas tensioneve. Sipas raportimeve, në terren janë gjetur dhe sekuestruar disa molotovë që nuk kanë shpërthyer.

Autoritetet po vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa protesta ka shënuar momente tensioni pas përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit./K.C/dritare.net