Arrestohet një protestues te Kryeministria. Tensione dhe te Parlamenti
E Premte 17 Prill 2026, 20:08
Dritare.net

Tensione janë shënuar gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku pas hedhjes së molotovëve dhe mjeteve piroteknike, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar një prej protestuesve në komisariat.
Sipas raportimeve nga terreni, ndërhyrja e policisë ka qenë më e fortë se në protestat e mëparshme. Përveç përdorimit të ujit për shpërndarjen e turmës, efektivët kanë përdorur edhe spray për të larguar protestuesit nga zona përreth Kryeministrisë.
Ndërkohë, pas tensioneve të krijuara, protesta është zhvendosur drejt godinës së Parlamentit, ku protestuesit po vijojnë marshimin e tyre./K.C/dritare.net