Ministri Vengu; Mbi 300 banorë të Durrësit u strehuan pas përmbytjeve
Dritare.net

Më shumë se 300 banorë në zonën e Durrësit janë trajtuar me akomodim, ushqim dhe kujdes shëndetësor, pas situatës së krijuar nga reshjet intensive të 48 orëve të fundit.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, qytetarët janë strehuar në ambientet e konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe logjistike.
Ndërkohë, sipas Vengut, ekipet e bashkisë, strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës në disa zona të qytetit të prekura nga reshjet.
Autoritetet theksojnë se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe pranë çdo familjeje shqiptare për përballimin e pasojave të motit të keq./K.C/dritare.net