Fushë-Krujë/ Lumi Ishëm del nga shtrati, qindra hektarë tokë nën ujë
E Martë 6 Janar 2026, 16:04
Dritare.net

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë të Malkuçit, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke bllokuar dy lagje të këtij fshati.
Situata paraqitet problematike edhe në disa fshatra të tjerë të zonës, si Bubqi, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina dhe Bilaj. Shkak kryesor i përkeqësimit të gjendjes është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, çka ka sjellë përmbytjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore, si edhe bllokimin e disa rrugëve dhe akseve lidhëse.
Pavarësisht se reshjet e shiut kanë ndaluar për momentin, situata nuk ka shënuar asnjë përmirësim./K.C/dritare.net