Përmbytje në Durrës/ FA në terren për largimin e ujit në ish-Kënetë, i pranishëm ministri Vengu
E Mërkurë 7 Janar 2026, 21:09
Dritare.net

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, vijon puna intensive për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit.
Efektivë dhe mjete të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren për largimin e ujit nga banesat e përmbytura, me qëllim normalizimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve për banorët e zonës.
Ndërkohë, në terren ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili po ndjek nga afër operacionet dhe po informohet mbi situatën aktuale dhe nevojat emergjente. Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrjet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes./dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.