Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Monika Kryemadhi: Nuk ndjehem përgjegjëse për humbjen e Metës!

Monika Kryemadhi: Nuk ndjehem përgjegjëse për humbjen e

Monika Kryemadhi u rikthye sot në Kuvend por në sesionin e ardhshëm nuk do të jetë më deputete. Në lidhje me këtë zonja Kryemadhi dha për gazetarët këtë koment:

“Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur për humbjen e ish bashkëshortit të saj Ilir Meta në zgjedhje, Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi për këtë rezultat.

Pyetje: Keni keqardhje për Ilir Metën?

Kryemadhi: Patjetër.

Pyetje: Keni përgjegjësi për humbjen e tij, sepse keni bërë dhe fushatën për të?

Kryemadhi: Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë lidere e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën./L.F-dritare.net