Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjeku pediatër: Ja si t’i mbrojmë fëmijët nga virozat e stinës!

Mjeku pediatër: Ja si t’i mbrojmë fëmijët nga virozat

Ndryshimi i temperaturave ka sjell shfaqjen e virozave të stinës. Më të prekurit janë të vegjëlit, vizitat e të cilëve janë shtuar pranë pediatrive të vendit. Mjekët flasin për një situatë jo alarmante, por të ndikuar nga stina numri i vizitave eshte rritur. I ftuar në lajme ishte mjeku pediatër Laurent Kërçi.

"Nga virozat e stinës fëmijët mbeten më të predispozuar për t’u prekur. Simptomat kryesore kanë të bëjnë me kollë e thatë, hundë të zëna, temperature. Duhet pasur parasysh pirja e sa më shumë lëngjeve këtë periudhë te fëmijët, për të mos pasur dehidratim. Këshillohet që fëmijët të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe me fëmijë të tjerë që të mos ketë transmetim të lartë të virozës. Numri i vizitave ka pasur rritje të numrit të vizitave nëse e krahasojmë me periudhën e verës. Nuk përjashtohet zgjatja e virozës deri në 8 ditë.

Kemi pasur raste të fëmijëve me Kovid, por përsëri mbetet shumë e vështirë për ta dalluar këtë nga simptomat e një gripi stinor. Në rastet kur temperature shkon mbi 38.5 gradë Celsius vetëm tamponi mund të tregojë nëse është virus ose jo. Temperatura tregon se organizmi është duke luftuar me virusin, por nuk duhet harruar hidratimi dhe ushqimi i shëndetshëm, edhe në rastet kur fëmijët janë me viroza.",-u shpreh pediatri./M.T/dritare.net