Mësoni se kush është mjeku juaj i familjes, në e-albania!
E Enjte 19 Nëntor 2020, 08:08
Dritare.net

Një ndër këshillat që mjekët po e përsërisin vazhdimisht në këtë periudhë ku koronavirusi është përhapur në masë, është këshillimi i çdo pacienti me mjekun e familjes. Komunikimi me të është parësor jo vetëm në rast infektimi me kovid, por sidomos në këtë kohë.
Ndaj, për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast se nuk janë të informuar se kush është mjeku i tyre i familjes, mund ta mësojnë në portalin e-albania. Sapo të hyni me adresën tuaj, për çdo shërbim që mund të kërkoni, do t'ju shfaqet një dritare automatikisht që ju informon për qendrën tuaj shëndetësore, dhe emrin e mjekut/es së familjes./L.F-dritare.net

