Mjeku Kalo: Kujdes me antibiotikët. Nëse keqpërdoren mund të sjellin pasoja fatale!
E Martë 17 Nëntor 2020, 18:06
Dritare.net

Ndërsa luftojmë me pandeminë, një ndër këshillat që mjekët po e përsërisin shpesh së fundmi, është këshillimi me mjekun e familjes. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë mesazhin e mjekut Tritan kalo, i cili shprehet se pacientët po përdorin skema mjekimi që janë jashtë logjikës mjekësore.
"Përdorimi i pavend i antibakterialeve, do të sjellë pasoja në lidhje me rezistencën e mikroorganizmave. Antibiotikët nëse keqpërdoren do të bëjnë të pamundur trajtimin e infeksioneve. Është vetëm mjeku i familjes ai që e vlerëson rastin dhe ai që përcakton mjekimin e një pacienti", shprehet Kalo./L.F-dritare.net
View this post on Instagram