Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Melania, një vejushë në pritje! Jimmy Kimmel: Ishte batutë

Melania, një vejushë në pritje! Jimmy Kimmel: Ishte batutë

Uashington – Moderatori i njohur amerikan Jimmy Kimmel ka mbrojtur një batutë të tij për Melania Trump, pasi ajo u kritikua ashpër pas një incidenti me armë në darkën e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Batuta, në të cilën Kimmel e quajti zonjën Trump “vejushë në pritje”, u transmetua disa ditë para se një person i armatosur të hapte zjarr pranë aktivitetit ku merrnin pjesë Donald Trump dhe bashkëshortja e tij. Autoritetet kanë bërë të ditur se sulmi mund të ketë pasur në shënjestër figura të administratës Trump.

Kimmel deklaroi se komenti ishte një “shaka e lehtë” lidhur me diferencën e moshës mes çiftit dhe mohoi çdo lidhje me dhunën. Ai theksoi se ka qenë vazhdimisht kundër dhunës me armë.

Melania, një vejushë në pritje! Jimmy Kimmel: Ishte batutë

Nga ana tjetër, Melania Trump e cilësoi monologun si “urrejtës dhe të rrezikshëm”, ndërsa Donald Trump kërkoi që televizioni ABC ta largojë Kimmelin nga ekrani, duke e quajtur deklaratën “thirrje për dhunë”.

I dyshuari për sulmin, Cole Tomas Allen, është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj presidentit, si dhe për armëmbajtje pa leje. Çifti Trump nuk u lëndua gjatë incidentit.