Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ditë vendimtare për Kosovën. Presidenti i ri ose zgjedhje!

Ditë vendimtare për Kosovën. Presidenti i ri ose zgjedhje!

Prishtinë, 28 prill – Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 10:00 seancën për zgjedhjen e presidentit, në ditën e fundit të afatit kushtetues.

Në rundin e parë, kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë. Seanca u bojkotua nga partitë opozitare, të cilat e cilësojnë procesin si shkelje kushtetuese për shkak të mungesës së kuorumit prej 2/3 të deputetëve.

Kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë politike, ndërsa opozita paralajmëron se nuk do të marrë pjesë pa një marrëveshje paraprake.

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.