
Media spanjolle: Shqipëria, destinacion me natyrë të egër dhe det të qetë!
E Enjte 29 Gusht 2024, 16:04
Dritare.net

Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë me plazhe jo të mbipopulluara, shkruan media spanjolle Forbes Espana.
Durrësi, pavarësisht se është një nga pikat bregdetare më të njohura në Shqipëri, ai është ende një plazh i qetë. Llogaritjet e Wizz Air zbulojnë se çdo vizitor ka hapësirë të bollshme.
Shqipëria është bërë një nga destinacionet kryesore për udhëtarët e vitit 2024 që kërkojnë peizazhe më pak të populluara. Vendi ka shumë natyrë të egër për t’u eksploruar dhe çmime të përballueshme.
Një plazh i veçantë që përmendet është ai i Borshit, një nga më piktoreskët në vend./ dritare.net

















