Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mazniku i përgjigjet Këlliçit: Banorët te Myslym Keta kanë përfituar banesa dhe bonus qiraje

Mazniku i përgjigjet Këlliçit: Banorët te Myslym Keta

Banorët në rrugën “Myslym Keta”, te Njësia 4 në Tiranë kanë protestuar kundër vendimit të bashkisë së kryeqytetit për të shembur pallatin e tyre, të dëmtuara nga tërmeti i 2019.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi njëkohësisht kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, akuzoi bashkinë se po nxjerr me forcë banorët nga apartamentet e tyre.

Por nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku tha se banorët e këtij pallati të dëmtuar nga tërmeti do të strehohen në banesa të reja. Mazniku shtoi se gjatë kësaj kohe ata kanë marrë dhe bonus qiraje.

“Nga një verifikim i thjeshtë rezulton se banorët që dolën krah kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, jo vetëm që kanë aplikuar në programin e rindërtimit, por dhe kanë marrë bonus qiraje dhe pritet të futen në banesat e reja.

-Ferzilete Cjapi e cila u shfaq në krah të Belind Këlliçit rezulton se është në programin e Rindërtimit. Pas aplikimit të bashkëshortit të saj Petrit Cjapi, ka dalë fitues në strukturën 1+1, në pritje të hedhjes së shortit për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qiraje.
- Gentian Koçi ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Por edhe pse është njoftuar dhe rinjoftuar zyrtarisht, ai nuk është paraqitur për të firmosur për plotësimin e dosjes së aplikimit.
- Një tjetër banore që u shfaq në krah të Belind Këlliçit ishte dhe Xhevahire Isufaj e cila ka aplikuar në programin e Rindërtimit.
Ajo ka dalë fituese në strukturën 2+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje.
-Afërdita Berliku është gjithashtu një tjetër banore e cila ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Ajo ka dalë fitues në strukturën 1+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit dhe aktualisht trajtohet me bonus qeraje.
-Edhe dy mbështetës të tjerë të Belindit, Arjan Seferi dhe Valentina Asllani janë përfitues të banesave. Për Arjanin ka aplikuar në programin e Rindërtimit, e ëma e tij, Spirudhulla Seferi e cila ka dalë fituese në strukturën 1+1, në pritje të hedhjes së shortit, për t’u sistemuar në banesat e reja. Aktualisht po trajtohet me bonus qeraje.
-Kurse Drita Muça ka aplikuar në programin e Rindërtimit, dhe ka dalë fituese në strukturën 1+1 dhe është në pritje të hedhjes së shortit për tu sistemuar në banesat e reja. Aktualisht trajtohet me bonus qeraje", thotë nënkryetari Mazniku./L.F-dritare.net