
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënës testohen në provimin e gjuhës së huaj!
E Hënë 3 Qershor 2024, 08:08
Dritare.net

Këtë të hënë do të mbahet provimi i gjuhës së huaj, anglisht, për të gjithë maturantët.
Janë rreth 28 mijë nxënës që do t’i nënshtrohen këtij provimit të parë, ku më pas do të kenë edhe në gjuhë shqipe, matematikë dhe lëndët me zgjedhje. Një nga risitë e këtë vit është se këta maturantë janë brezi i parë që do të kenë mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura.
Po ashtu ky provim do të monitorohet nga kamera dhe për mbarëvajtjen e procesit do të jenë rreth 1900 administratorë./M.K-dritare.net

















