
Marta Kos: Brenda muajit qershor hapim të gjithë grupkapitujt me Shqipërinë
Dritare.net
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, Marta Kos, ka deklaruar sot se gjatë muajit qershor do të hapen të gjithë grupkapitujt e negociatave me Shqipërinë.
Në një deklaratë për mediat më 30 maj, Kos theksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për ta çuar përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke vlerësuar progresin e bërë deri tani në reformat kyçe.
“Presim që brenda qershorit të hapen të gjithë grupkapitujt me Shqipërinë. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” u shpreh Kos.
Hapja e grupkapitujve është një fazë thelbësore në procesin e negociatave për anëtarësim, ku shqyrtohen sektorë të ndryshëm si drejtësia, administrata publike, ekonomia, mjedisi dhe të drejtat themelore.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet për të përmbushur kushtet dhe standardet e kërkuara nga BE. Autoritetet shqiptare kanë përshëndetur deklaratën si një sinjal pozitiv për përshpejtimin e procesit të integrimit./K.C/dritare.net

















