
Macron: Rama, mik i dashur shumë urime! Franca gjithmonë krah Shqipërisë!
E Mërkurë 14 Maj 2025, 10:10
Dritare.net
Presidenti i Francës Emanuel Macron, uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Presidenti i cili do të vijë të premten në Shqipëri në kuadër të Samiti të Komunitetit Politik Evropian, shkruan se Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
"Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative.
Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!", shkruan presidenti Macron./L.F-dritare.net

















