Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lufta mes Kinës dhe SHBA tashmë nuk është vetëm tregtare!

Lufta mes Kinës dhe SHBA tashmë nuk është vetëm

Kina iu përgjigj SHBA-ve duke vendosur tarifa prej 84% për importet amerikane, duke u zotuar se nuk do të tërhiqet në luftën e saj tregtare me SHBA-në. Më herët këto tarifa ishin 34%.

Pekini është zotuar të luftojë deri në fund dhe Uashingtoni gjithashtu ka treguar se nuk do të tërhiqet.

Përveç tarifave, Kina ka vendosur kufizime edhe për më shumë se një duzinë firmash amerikane, të cilat, ndër të tjera, i ndalojnë CEO-t e tyre të hyjnë në Kinë ose u ndalojnë atyre të investojnë në vend.

Firmat në Kinë shitën pothuajse 440 miliardë dollarë (342.5 miliardë £) mallra në Amerikë vitin e kaluar. Kjo është rreth trefishi i asaj që firmat amerikane i shitën Kinës, duke sugjeruar se taksat më të larta do të shkaktojnë një goditje më të madhe për bizneset kineze.

Por realiteti është shumë më kompleks, sipas analistëve.

Konsumatorët amerikanë gjithashtu do të mbajnë barrën e çdo rritje të çmimeve - pasi tarifat mund t'i bëjnë importet kineze më të shtrenjta, thotë Alex Holmes nga Economist Intelligence Unit.

Taksat 84% kineze do të kenë një ndikim të madh në kompanitë bujqësore amerikane, të cilat e konsiderojnë Kinën si tregun e tyre më të madh të eksportit, thotë Sarah Tan nga firma kërkimore e Moody's Analytics.

Marrëdhënia mes Kinës dhe SHBA, nuk është problematike vetëm për tarifat. Ajo është shtrirë dhe më tej. Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës ka lëshuar një këshillë udhëtimi duke u thënë qytetarëve të saj që të udhëtojnë me kujdes dhe "të vlerësojnë plotësisht rreziqet" përpara se të shkojnë në SHBA.

Ministria përmendi një përkeqësim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA dhe situatën e sigurisë së brendshme në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Arsimit e vendit lëshoi ​​një paralajmërim të veçantë, duke u thënë të gjithë studentëve jashtë shtetit që të "kryejnë vlerësime të rrezikut të sigurisë" kur të vendosin nëse do të studiojnë në SHBA.

Ky paralajmërim vjen si përgjigje ndaj një projektligji të miratuar në Ohio, i cili synon të kufizojë "influencën e huaj" nga Kina në universitetet shtetërore./L.F-dritare.net