
Loreta e bukur, dëshmia se e mira nuk humbet kurrë!
Dritare.net
Ditën e djeshme, në facebook-un e Dritare, u publikua kjo foto me mbishkrimin:
“E gjeni dot? Kjo është një foto e realizuar gjatë periudhës para 1990 në Shqipëri. E botuar në një nga revistat e kohës. Zonja në këtë foto ishte pedagoge. E gjeni dot kush është? Dhe a e dini ku jeton ajo tani?”
Nuk vonoi shumë dhe postimi u mbush me komente. Të gjithë e njihnin Loretën. Pakkush ia di mbiemrin, se të gjithë e njohin si Loretën e bukur.
Mësuesja e kimisë, që i ka mbetur në mendje çdo kujt, që në mos e ka njohur nga afër e ka parë nga larg.
“Nuk e ekzagjeroj kur them se nuk kishte vajzë 20-vjeçe në Korçë për ta konkurruar nga bukuria mësuesen e mrekullueshme Loreta, e bukur në paraqitje dhe zemër mirë”, shkruan dikush nga komentuesit.
“Ajo na zbukuronte rrugën kur banoja në Tiranë”.
Mesazhet për të ishin thuajse të njëjta, ndonëse të shprehura ndryshe. Të gjithë bëheshin bashkë kur shpreheshin për të, se sa e bukur ishte fizikisht, aq të bukur e kishte shpirtin.
Studentë, kolegë, njerëz që e njohin, nuk i kursejnë aspak fjalët më të mira për të. Pavarësisht kohës, gjërat e mira nuk humbasin kurrë.
Loreta Pashko, sot është po aq e bukur si dikur. Dhe kënaq sytë e kujtdo që shkon nga Liqeni dhe e shikon me të shoqin çdo ditë. Për Loretën e bukur, zonjën që i jepte ngjyra ditëve bardhë e zi./L.F-dritare.net

















