
Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale!
E Premte 16 Maj 2025, 13:01
Dritare.net
Pas fotos familjare liderët u drejtuan te “Shtëpia Europiane”, një strukturë e vendosur në qendër të sheshit Skënderbej. Liderët firmosën yllin europian, i cili është në fakt “ylli” që Rama mbajti “shtrënguar” me vete gjatë gjithë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fushatës së tij kryeministri nuk zgjodhi asnjë simbol tjetër partiak, por yll europian në vendosur e të stampuar kudo, në bluza, kapele, madje edhe atlete, të cilat nuk i “hoqi” nga këmba edhe sot në ditën madhështore të Tiranës europiane./E.P-dritare.net

















