
Lea Ypi fiton çmimin Lumo Skendo për vitin 2021 si libri më i mirë!
E Martë 26 Prill 2022, 19:07
Dritare.net
Romani “Të lirë” nga Lea Ypi ka fituar çmimin Lumo Skendo si libri më i mirë për vitin 2021. Ky roman është cilësuar si libri më i mirë i biografisë dhe kujtimeve.
Lea në librin e saj është 11-vjeçarja për të cilën, socializmi shqiptar i stilit sovjetik mbante premtimin e një të ardhmeje të paracaktuar, një garanci sigurie mes shokëve entuziastë.
Gjithashtu në libër Ypi jep një pamje fëmijërore të regjimit komunist të shkatërruar të Shqipërisë. Imazhet që ngjall Ypi si kanaçet boshe të Coca-Cola të shumëkërkuara, rradhët e bukës dhe një statujë bronzi e Stalinit, me kokën e prerë nga protestuesit do të ngelet për shumë kohë si kujtimi i asaj periudhe në sytë e një fëmije./Xh.Xh/dritare.net

















