Kush i vuan më shumë ndryshimet klimatike!
Dritare.net

Ndryshimi i klimës përkufizohet si një ndryshim afatgjatë i kushteve të motit që identifikohen nga ndryshimet në temperaturë, reshje, erëra dhe tregues të tjerë. Dy shkaqet më të mëdha të tij janë djegia e lëndëve djegëse fosile dhe shpyllëzimi. Të dy aktivitetet rezultojnë në çlirimin e dioksidit të karbonit në mjedis që shkakton një efekt serë që rrit temperaturën.
Komunitetet në Shqipëri, çdo vit përballen me humbje të konsiderueshme, ndonjëherë shkatërruese, nga fatkeqësitë. Përmbytjet, tërmetet, zjarret në bimësi dhe në pyje, rrëshqitjet e tokës, rreziqet e tjera dhe pasojat e tyre kanë një ndikim të konsiderueshëm mbi banorët, ekonominë, infrastrukturën dhe mjedisin. Fatkeqësitë shkaktojnë humbje dhe kanë efekte negative në më shumë se një sektor në zonën ku ato ndodhin.
Sipas përllogaritjeve humbjet potenciale në Shqipëri, si pasojë e fatkeqësive, me një
periudhë rikuperimi 25 vite, arrijnë në 2,08 miliardë Euro për tërmetet dhe 1,18 miliardë Euro (145,2 miliardë Lekë) për përmbytjet. Shqipëria është mjaft e rrezikuar nga zjarret në pyje, veçanërisht gjatë sezonit të thatë veror. Më tepër se 95% e ngjarjeve të lidhura me zjarret janë ngjarje të vogla (më pak se 100 ha të djegur) dhe përbëjnë mbi 40% të totalit të sipërfaqes së djegur, ndërsa ngjarjet e mëdha janë relativisht të rralla (5% e sipërfaqes totale të djegur).

Në tre vitet e fundit Shqipëria i është nënshtruar një reforme të thellë në sistemin e menaxhimit të fatkeqësive Mënyra se si fatkeqësia ndikon në një komunitet është specifike dhe varet nga rrethanat e veçanta në të cilin jeton komuniteti. Rritja e temperaturave, ngjarjet ekstreme të motit, cilësia e dobët e ajrit dhe ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike dëmtojnë drejtpërdrejt shëndetin e njeriut. Ndryshimi i klimës përkeqëson pabarazitë ekzistuese shëndetësore midis komuniteteve më të pasura dhe më të varfra.
Dhe se treti zhurma e vazhdueshme e informacionit shqetësues rreth ndikimeve klimatike, të cilat disa e quajnë shkatërrim klimatik, po krijon një epidemi të shëndetit mendor, veçanërisht midis të rinjve. Për rajonin e Mesdheut, ku ndodhet Shqipëria ndryshimet klimatike kërcënojnë sistemet njerëzore duke theksuar bujqësinë, sektorët e pylltarisë, peshkimit dhe akuakulturës, duke çuar në mungesë ushqimi, çmime të larta.

Sipas studimeve të kryera nga Save the Children, fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë shfaqin shkallë të ndryshme njohurish dhe shqetësimesh në lidhje me ndryshimet klimatike.
50% e fëmijëve raportojnë se nuk shqetësohen dhe 34% janë të shqetësuar për
ndryshimet klimatike,
50% e adoleshentëve janë të alarmuar për ndryshimet klimatike,
52% e të rinjve janë të alarmuar për ndryshimet klimatike.
Sipas po këtyre studimeve:
Fëmijët perceptojnë ndikimet e menjëhershme të ndryshimeve klimatike në sëmundje (55.7%), tokë përkeqësimi (41%), dhe kequshqyerja (40.6%).
Adoleshentët e shohin ndryshimin e klimës si një ndikim të menjëhershëm në sëmundje
(53.6%), kequshqyerja (47.4%), dhe shëndeti mendor, me ankth (61.5%) dhe probleme me
gjumin (40.6%) duke qenë shqetësime të rëndësishme.
Të rinjtë shohin një ndikim të përjetshëm të ndryshimeve klimatike në kequshqyerje (41.4%), sëmundje (50%), dhe kapacitete të kufizuara të shërbimit shëndetësor (53.6%). Shqetësimet e shëndetit mendor artikulohen nga të rinjtë, njerëz, duke përfshirë depresionin (40.3%), ankthin (47.6%) dhe problemet e gjumit (50.8%).
Ndryshimi i klimës është beteja e të gjithëve
50% e fëmijëve, 36,8% e adoleshentëve dhe 37,5% e të rinjve shprehin se “nuk eshte puna e tyre” në lidhje me gatishmërinë e tyre për t'u angazhuar me iniciativat për ndryshimet klimatike. Pavarsisht kesaj femijet, adoleshendet janë shpesh më të cenueshëm se popullata e përgjithshme ndaj ndikimeve shëndetësore të ndryshimeve klimatike. Mjeket bien dakort qe trupat e fëmijëve po mzhvillohen fizikisht, gjë që mund t'i bëjë ata më të prekshëm ndaj rreziqeve të lidhura me klimën. Gjithashtu marrin frymë me një ritëm më të shpejtë, duke rritur ekspozimin e tyre ndaj ndotësve të rrezikshëm të ajrit. Fëmijët po zhvillohen emocionalisht, femijët mund të përjetojnë ndikime në shëndetin mendor nga stuhitë e mëdha, zjarret dhe ngjarje të tjera ekstreme.
Fëmijët e vegjël varen nga të rriturit për sigurinë dhe mirëqenien e tyre. Kjo varësi mund t'i vendosë fëmijët në rrezik më të madh
gjatë ngjarjeve ekstreme. Për shembull, pa ndihmën e të rriturve, fëmijët mund të mos jenë në gjendje per ta kapercyer si ngjarje.
Kriza klimatike rrit pabarazinë, varfërinë, zhvendosjen dhe mund të rrisë gjasat për konflikt.
90% e sëmundjeve që vijnë nga kriza klimatike ka të ngjarë të prekin fëmijët nën moshën pesë vjeç. Deri në vitin 2050, 24 milionë fëmijë të tjerë parashikohet të jenë të kequshqyer si rezultat i krizës klimatike.
Deri në vitin 2040, vlerësohet se një në katër fëmijë do të jetojnë në zona me mungesë
ekstreme të ujit.Pothuajse 160 milionë fëmijë janë të ekspozuar ndaj thatësirave gjithnjë e më të rënda dhe të zgjatura. Bota përballet me sfida të paprecedentë nga efektet e ndryshimeve klimatike. Ngjarjet ekstreme të motit në formën e përmbytjeve, stuhive, zjarreve dhe temperaturave rekord kanë pasur efekte shkatërruese në
të gjithë globin.
Fëmijët nga ndryshimet klimatike, janë shumë të prekshëm për shkak të fiziologjisë, shëndetit mendor dhe nevojave ushqyese për rritje dhe zhvillim. Detyra jone eshte veprimi për të ndalur përparimin e ndryshimeve klimatike dhe për të kufizuar rritjen e temperaturës globale, duke frenuar emetimet e gazrave serrë dhe duke i dhënë përparësi investimeve në burime të pastra dhe të qëndrueshme të energjisë. Ne duhet të veprojmë tani për të ndihmuar fëmijët dhe komunitetet në vendet e cenueshme të përshtaten ndaj goditjeve aktuale dhe të ardhshme klimatike dhe për të siguruar qëndrueshmëri ndaj sfidave të ardhshme.
"Punuar nga:Shezjana Gjoni, Silvana Gogo, Marinela Pashaj në kuadër të trajnimit mbi “Gazetarinë Klimatike” të zhvilluar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me GIZ Albania, mbështëtur nga projekti “Forcimi i NDA dhe mbështetja e procesit të aksesit të drejtpërdrejtë për Shqipërinë”, i financuar nga Fondi i Gjelbër për Klimën (GCF)”./dritare.net