Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Klaudia Lato, studentja që humbi jetën në aksidentin e trenave në Greqi!

Kush është Klaudia Lato, studentja që humbi jetën në

Klaudia Lato është studentja 21 vjeçare që tashmë ndodhet në listën e viktimave të aksidentit tragjik të trenit në Tempi, duke futur në zi familjen dhe njerëzit e saj.

Sipas onlarissa.gr, Klaudia ka lindur në Larisa, ku ka marrë nënshtetësinë greke. Prindërit e saj shqiptarë kanë një dyqan mishi.

Kush është Klaudia Lato, studentja që humbi jetën në

Ajo vetë ishte një studente e shkëlqyer që po kryente Fakultetin e Mjekësisë në Shkollën Ushtarake të Korpusit Oficer ne Selanik.

Klaudia shkoi për tre ditë në Patra dhe hipi në tren për t'u kthyer në shkollën e saj. Prindërit, të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan ta takonin, por për ironi të fatit ajo nuk ndaloi tek ta pasi donte të arrinte sa më shpejt në Selanik.

Kush është Klaudia Lato, studentja që humbi jetën në

Siç u shpjegoi prindërve, studentja donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar më pas leximin. Por fati kishte plane të tjera. Klaudia kishte një motër me emrin Xheni dhe një vëlla me emrin Elvis. /A,S-Dritare.net

Kush është Klaudia Lato, studentja që humbi jetën në