
Kush është Ergys Arrazi që u arrestua për dhunën dhe vetëvrasjen e gruas dhe tre fëmijëve
Dritare.net
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër. Prej tre ditësh një 39-vjeçare rezulton e zhdukur bashkë me 3 fëmijët e saj. Dyshohet se ajo bashkë me fëmijët e saj është mbytur te lumi Buna. Policia arriti në këtë përfundim pasi një ditë më parë u gjet edhe trupi i pajetë e vajzës 9-vjeçare nga një peshkatar.
Në raportimin e saj policia thotë se vajza u vetëvra pas dhunës sistematike nga i ati. Dhuna detyroi edhe gruan të marrë fëmijët dhe të mbytet në lumë. Ergys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve është arrestuar nga blutë e këtij qyteti për t’u marrë në pyetje për të hedhur më tepër dritë në këtë ngjarje.
Ergys Arrazi më datë 2 maj denoncoi për humbjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Prej dyshimeve të bluve, ai është ndaluar që ditën e djeshme për t’u marrë në pyetje në lidhje me humbjen e familjarëve të tij.
31-vjeçari Arrai akuzohet për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, neni 99 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm nga 3 deri në 7 vite heqje lirie.
Ndërkohë palombarët e Forcave RENEA po punojnë për të gjetur trupat e pajetë të Almës dhe dy fëmijëve të tjerë./K.C/dritare.net

















