Erion Braçe: Sa të të ngrihen nervat në jug, më mirë mbush shpirtin e mendjen në Lushnje e Divjakë!
Dritare.net

“Sa kur të ngrihen nervat në Palasë e Jalë, më mirë mbush shpirtin e mendjen në Manastirin e Ardenicës dhe Kishën e Karavastasë”, është ky sugjerimi i zv/kryeministrit Erion Braçe për këtë të dielë.

Janë dy pasuri të jashtëzakonshme të vendit tonë, që duhet të vizitohen patjetër. Si të shkosh atje? Mjafton të kesh dëshirën.

“Nise në manastirin e Ardenicës ne Kolonjë/Lushnje, te çon autostrada aty, ngjitu sipër në një kodër pishash dhe e dallon lehtësisht nga arkitektura. Pastaj kthehu pas, tek Pushimi i Shoferit merr majtas drejt deri në fshatin Gur, aty merr majtas përsëri e vijon drejt për ne Karavasta/Divjakë rruga të çon vete deri tek kisha e kuqe e Shën Thanasit”, shkruan Braçe në rrjetet e tij sociale.

Qetësi, histori, art, qytetërim, të gjithë në një vend.

Jugun e keni parë mjaftueshëm e mund t’ia njihni gjiret një më një.

Këtë të diel, kushtoja historisë e kulturës./L.F-dritare.net