Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati!

Kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 40 orë punë publike:

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar me 40 orë shërbim prove.

Pas më shumë se dy orësh në SPAK, Ismailaj tha se ai do të vazhdojë betejën ligjore, ndërkohë që deklaroi se nuk do të japë dorëheqje nga posti i tij në krye të bashkisë.

"Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati.”- deklaroi ai përpara kamerave.

Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi./dritare.net