
Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO lë në qeli Veliajn!
Dritare.net
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës, i cili kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Por gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën, ndërsa la në fuqi edhe masën e arrestit shtëpiak për biznesmenin Elman Abule, i cili ishte vetë në sallë.
Përmes avokatëve të tij, Veliaj ankimoi vendimmarrjen e 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.
Veliaj ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese. Kryebashkiaku është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit./L.F-dritare.net

















