
Horoskopi javor i Akrepit 9- 15 qershor 2025 nga Christine Haas
E Hënë 9 Qershor 2025, 12:12
Dritare.net
Sado të mundoheni të ruani qetësinë absolute këtë javë nuk do ja dilni dot. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte të shumta me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë tronditje. Asnjeri prej jush nuk do tolerojë dhe nuk do hapë rrugë. Nëse jeni beqarë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do e keni mendjen të krijojnë një lidhje. Do i neglizhojnë edhe mundësitë e mira që do iu jepen. Financat do dobësohen të mërkurë sepse do ju duhet të shpenzoni për disa gjëra me rëndësi. Gjendja shëndetësore do varet nga mënyra sesi do ushqeheni dhe se sa do flini. Jeta profesionale do jetë më e bekuar. Do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe suksesi do jetë i garantuar. /dritare.net

















