Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Bricjapit 9- 15 qershor 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Bricjapit 9- 15 qershor 2025 nga Christine Haas

Gjatë gjithë kësaj jave do jeni shumë te frymëzuar dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më të bukur. Ju të dashuruarit nuk do reshtni asnjë moment për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme dhe tejet emocionuese. Nëse jeni beqarë do afroheni mjaft me disa miq të vjetër dhe do filloni të ndjeni diçka për ta. Sigurohuni mirë për ndjenjat para se t'ua shprehni. Të ardhurat do jenë më të stabilizuara. Hiqni disa para mënjanë për të nesërmen sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh. Shëndetit duhet t'i kushtoni më tepër vëmendje. Mos neglizhoni problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen tej mase në një kohë të shkurtër. Në punë do filloni një projekt të ri nga java e dytë dhe do jeni entuziastë. /dritare.net