Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Keni bërë plane për sot? Ja si do të jetë moti këtë të diel!

Keni bërë plane për sot? Ja si do të jetë moti

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në zonën e jugut dhe qendër. Në zonën e jugut prej orëve të mesditës në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.


Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë./E.P-dritare.net