Kryeministri Rama uron gratë shqiptare në Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
E Diel 8 Mars 2026, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjitha gratë me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas.
“Mirëmëngjes dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë” shkroi Rama në rrjetet sociale.