Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OBSH: Kampionati Euro 2020, supershpërndarës i virusit!

OBSH: Kampionati Euro 2020, supershpërndarës i virusit!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se kampionati evropian Euro 2020 po ndikon në rritjen e rasteve të reja me Covid-19. Catherine Smallwood, zyrtarja e lartë e urgjencës e OBSH-së, u bëri thirrje autoriteteve lokale në qytetet pritëse për të monitoruar më mirë lëvizjen e tifozëve.

"Ne duhet të shohim përtej stadiumeve. Ne duhet të shohim se si njerëzit po qëdnrojnë në vendet pritëse, si po udhëtojnë! Dhe kur largohen nga stadiumet, a hyjnë ata në bare dhe pub-e të mbushur me njerëz për të parë ndeshjet? Janë këto ngjarje të vogla të vazhdueshme që po nxisin përhapjen e virusit."

Ndërkohë, kur kreu i OBSH-së për Evropën Hans Kluge u pyet nëse Euro 2020 është një supershpërdarës i Covid-19, ai u përgjigj: “Shpresoj që jo, por kjo nuk mund të përjashtohet"./L.F-dritare.net