 
		                       
Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.
Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal do të ketë në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./L.F-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       